Gjatë fundjavës, ish-ministri i Shëndetësisë Matt Hancock u detyrua të jepte dorëheqjen pas publikimit të fotove që e tregonin duke u puthur me këshilltaren e vet.
Ai që po tmerron më shumë kolegët e vet, thotë CNN, nuk ishte fakti që Hancock nuk po puthte bashkëshorten e tij, apo që kishte shkelur çdo rregull të vetë ekzekutivit të tij për Covid 19.
Jo, shqetësimi buron nga ideja që ato pamjen erdhën prej një kamera sigurie në zyrën e Hancock, dhe ai duket nuk ia kishte as idenë më të vogël që po filmohej.
Pasojat e sigurisë konsiderohen aq të mëdha sa edhe partia Laburiste në opozitë po kërkon një rishikim të fortë të masave të sigurisë në të gjitha ndërtesat qeveritare.
“Kjo nuk ka të bëjë me ekspozimin e hipokrizisë së Hancock, por me rreziqet gjigande që qeverisë i vijnë nga vetë zyrat e saj”, tha Conor McGinn, ministri laburist në hije i sigurisë.
“Ekzekutivi duhet të urdhërojë menjëherë kontrollin e ndërtesave kyçe, dhe punonjësit e inteligjencës të verifikojnë për kamera të paautorizuara dhe përgjues. Po kështu t’i kushtohet vëmendje edhe spekullimeve mbi një kompani private e cila ka lidhje me Kinën dhe qasje në ambientet e brendshme të Whitehall”, shtoi ai.