sh-kolegët e gazetarit të arrestuar në Bjellorusi Roman Protasevich kanë thënë se shqetësohen për jetën e tij, pasi një fluturim i kompanisë Ryanair është detyruar të devijojë rrugën të dielën.
Protasevich, 26-vjeçar dhe e dashura e tij Sofia Sapega, 23-vjeçare, janë duke u mbajtur nga autoritetet bjelloruse.
“Roman është më në rrezik sesa secili i burgosur tjetër politik në Bjellorusi”, ka thënë Stephan Putsila për BBC-në.
Protasevich ka thënë se frikësohet për dënim me vdekje pasi është futur në listën për terrorizëm.
Ai përballet me akuza të lidhura për raportimin e tij rreth zgjedhjeve të diskutueshme në Bjellorusi në gusht të vitit të kaluar, dhe për shtypjen e protestave masive opozitare atje.