UBT News

Kolapsi në trafikun ajror, anuloi më shumë se një mijë fluturime të Lufthansa

Më shumë se 1000 fluturime të linjës ajrore gjermane Lufthansa janë anuluar sot për shkak të grevës njëditore të stafit në Gjermani.

Rreth 134.000 pasagjerëve iu desh të ndryshonin planet e tyre të udhëtimit ose t’i anulonin plotësisht.

Të paktën 47 fluturime të lidhura janë anuluar dje. Qendrat kryesore të Lufthansa-s në Frankfurt dhe Munih ishin më të prekurat, por fluturimet u anuluan gjithashtu në Dusseldorf, Hamburg, Berlin, Bremen, Hanover, Shtutgart dhe Këln.

Kompania ajrore këshilloi pasagjerët të mos vijnë në aeroporte sepse shumica e sporteleve nuk do të jenë të hapura.

Sindikata njoftoi grevën dje në një përpjekje për të rritur presionin mbi Lufthansa në negociatat e pagave për rreth 20.000 punonjës të shërbimit të aeroportit.

Trafiku ajror në Evropë prej disa kohësh është në kolaps për shkak të rritjes së numrit të pasagjerëve dhe mungesës së stafit në aeroporte.

Exit mobile version