UBT News

KOK-u zgjedh Laureatët për vitin 2020, Laura Fazliu dhe Betim Maliqi fitojnë çmimin “Shpresat Olimpike”

Laura Fazliu është zgjedhur për herë të tretë “Shpresa Olimpike”, në konkurrencën e femrave në një ceremoni të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës për zgjedhjen e Laureatëve të vitit 2020.

Në konkurrencën e meshkujve për herë të parë çmimin “Shpresa Olimpike” e fitoi një karateist. Bëhet fjalë për Betim Maliqin, që korri mjaft sukses vitin që lamë pas.

 “Suksesin ia atribojë familjes time dhe njerëzit që më kanë ndihmuar”, tha Maliqi.

Latif Demolli e fiton çmimin special për arritjen në sport.

“Përshëndes Komitetin Olimpik. Ky çmim shkon edhe për familjen time. Në olimpiadë do të jetë edhe një anëtar ose dy nga boksi”, tha Demolli.

Exit mobile version