UBT News

KOK-u rrit mbështetjen për sportistët

Një nga vendimet e marra nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ishte edhe ai i rritjes së mbështetjes së përgatitjeve të sportistëve. Nga 100 euro sa ishte vlera për heqjen e shpenzimeve në ditë, tani mbështetja është rritur në 150 euro.

Ky vendim nga bordi i KOK-ut do të hyjë në fuqi prej janarit të vitit të ardhshëm, ndërsa në këtë pako të mbështetjes do të përfshihen edhe shpenzimet e trajnerëve.

Gjatë vitit 2023, KOK-u do të dërgojë në përgatitje sportistët para garave ndërkombëtare si: Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Friuli-Venezia-Giulia 2023” (Itali), Lojërat Evropiane “Krakovia dhe Malopolska 2023” (Ploni), Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF) Maribor 2023 (Slloveni) dhe Lojërat Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023” (Greqi).

Skitarët do të jenë të parët që do përfitojnë nga kjo rritje e mbështetjes, të cilët në janar përgatiten para pjesëmarrjes në EYOF-in Dimëror.

Exit mobile version