Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kontrata me 24 bursistë të rinj “Shpresa Olimpike 2021”, të cilët do të marrin bursa mujore.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, tha se e kanë për qëllim t’i ndihmojnë sportistët për të arritur normën olimpike.
“Ky vendim që është marrë është vendim që është marr menjëherë në muajin shkurt dhe ne jemi tash bord i ri që sot vetëm e bëjmë marrëveshjen. Qëllimi jonë është sa më shumë t’i ndihmojmë sportistët që të kenë vullnet dhe të punojnë”, ka thënë Krasniqi.
Shasivar Haxhijaj, sekretar në KOK, tha se bursa për dy bursistë do të rritet nga 100 euro deri në 250 euro.
“Sot po i nënshkruajmë kontratat me bursistët olimpik për vitin 2021. Sot do ta në shkruajmë kontratën dy bursistë olimpik kjo bursë do të rritet prej 100 euro deri në 250 euro dhe do të nënshkruajmë kontrata me 24 shpresa olimpike që do të jenë bursistë vetëm për vitin 2021”.
“Kategoria e parë e bursistëve mbështeten me një shumë prej 150, kategoria e dytë 125 euro dhe kategoria e tretë me 100 euro. Qëllimi është që ju jepet mundësi sportistëve që të ardhmen të kenë në konkurrencë dhe të sigurojnë norman olimpike”, ka thënë Haxhijaj.
Elhami Shabani, bursist, tha se bursa që e ka marr më herët prej 100 euro nuk ka qenë e mjaftueshme për të.
“Bursa olimpike në fillim ka qenë 100 euro gjë që as për ujë të thjeshtë nuk besoj që del në stërvitje. Gjatë tërë ciklit olimpik nuk jam dorëzuar, por e vonuar pasi që kanë mbetur edhe dy muaj”, tha Shabani.
Edhe Albulena Guri, futbolliste, shpreson bursa t’u mundësojë që të vazhdojnë edhe më tutje.
Përderisa Kiara Kryeziu, skitare, ka falënderuar KOK-un për mbështetjen.