Skuadra e Werder Bremenit sonte luan ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit, e vlefshme për xhiron e 23-të në Bundesliga.
Në këtë takim pritet të luajë nga fillimi, anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Rashica që në sezonin e parë bëri “çmenduri” ndaj Eintrachtit, duke shënuar gol nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit të ndeshjes, në fitoren 1 me 2.
Kosovari gjatë dy sezoneve në Bundesliga ka arritur t’i shënonte dy herë skuadrës së Eintrachtit.
Sonte ai shpreson që të shënojë golin e parë për sezonin 2020/21.
Kujtojmë se Miloti s’ka shënuar që nga gushti i vitit 2020.