UBT News

Koha për hakmarrje, këto ishin fjalët që Modriç ia kishte thënë Salah-it pas finales në Paris

Përplasja e ardhshme e Liverpool-it me Real Madridin në 1/16-ën e Ligës së Kampionëve, pritet të shkaktojë shumë debate.

“Merseysiders” do të jenë të gatshëm për këto dy ndeshje të mëdha, veçanërisht atë në “Anfield Road” që do të jetë i stërmbushur për t’i dhënë mbështetjen e duhur lojtarëve.

Por, nëse tifozët nuk shihen si elementi që mund të ofrojë motivimin e majftueshëm, atëherë skuadra duhet vetëm t’i kujtojë vetes atë që Luka Modric i tha Mohamed Salahit në “Stade de France” pasi lojtarët e Carlo Ancelottit siguruan titullin e tyre të 14-të në këtë kompeticion.

Tek sa ishin takuar ballë për ballë në fushë në ceremoninë e ndarjes së trofeut, Modriç iu kishte drejtuar Salahit duke i thënë:

“Në rregull, në rregull, ti provo sërish herën tjetër”.

Salah, pa dyshim, do të përpiqet të marrë hakmarrjen e tij të vonuar prej kohësh, gjë të cilën e kishte thënë edhe në raste të tjera.

Exit mobile version