UBT News

Koeman tregon se kush është favoriti absolut për ta fituar Topin e Artë

Ronald Koeman mendon se Lionel Messi është kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë dhe mendon se argjentinasi do ta çojë në shtatë numrin e Topave të Artë të fituar në karrierën e tij.

Messi është shfaqur si favoriti për t’u shpallur si lojtari më i mirë në botë përsëri pasi ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Amerikës.

“Ai është jetikisht i rëndësishëm. Për atë që sjell në ekip, ai është kapiten dhe një shembull. Ai ka shënuar gola në mënyrë të pabesueshme pavarësisht nga një fillim i vështirë”, tha Koeman.

“Ai ka treguar herë pas here se është më i miri në botë. Unë e di se sa ai dëshironte ta fitonte Kupën e Amerikës dhe ai e bëri atë më në fund. Messi është kandidati kryesor për Topin e Artë pas një sezoni të shkëlqyeshëm dhe për mua ai është favoriti”, theksoi tekniku holandez.

Rivalët kryesorë të Messit për këtë çmim duket se janë dyshja e Chelseat Jorginho dhe N’Golo Kante, sulmuesi i Bayern Munchen Robert Leëandoëski dhe Kylian Mbappe i PSG-së.

Exit mobile version