UBT News

Koeman pranon fatin e tij te Barcelona

Ronald Koeman si duket e ka pranuar që kohës së tij si trajner i Barcelonës i ka ardhur fundi, ku edhe ka pyetur nëse trajneri që do e zëvendësojë atë do të bëjë punë më të mirë se ai me këta lojtarë që janë në dispozicion.

Thuhet se Barcelona ka disa emra në listën e të dëshiruarve për ta zëvendësuar Koeman, ndër ta edhe Roberto Martinez të Belgjikës, Luis Enrique të Spanjës, Xavi dhe Andrea Pirlo.

Por, Enrique dhe Martinez kanë mohuar të gjitha spekulimet mbi zëvendësimin e Koeman, duke thënë se janë të përkushtuar me kombëtaret të cilat i drejtojnë.

“Klubi nuk më ka treguar asgjë mua. Më kanë treguar që presidenti ishte këtë mëngjes këtu, por unë nuk e pashë atë. Ne ishim duke u stërvitur, por unë jam i njëjti”, tha Koeman.

“Nuk e di nëse ndonjë trajner tjetër mund të nxjerrë diçka më shumë nga kjo skuadër. Kemi shumë lojtarë të rinj këtu”, shtoi trajneri holandez.

Sipas shumë spekulimeve, Koeman pritet që të shkarkohet këtë javë nga klubi i Barcelonës, pas ndeshjes në La Liga kundër kampionit Atletico Madrid.

Exit mobile version