Ronald Koeman ka thënë se Lionel Messi duhet ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona dhe holandezi pret që së shpejti të konfirmohet zgjatja e kontratës për argjentinasin.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ende nuk ka marrë një vendim zyrtar për të ardhmen e tij, me 33-vjeçarin që po shkon drejt fundit të kontratës në Camp Nou.
Sidoqoftë, pritja është që ai të zgjasë karrierën edhe më tutje me klubin e madh nga La Liga, me kushtet e reja të kontratës që thuhet se janë në tavolinë dhe të gatshme për t’u nënshkruar.
Trajneri Koeman është i fundit që ka folur për sagën e rinovimit të kontratës së argjentinasit, ku ai pret që Messi shumë shpejtë të nënshkruaj rinovimin.
“Messi duhet ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona, kështu që unë shpresoj që ta bëjmë atë zyrtar së shpejti”, ka thënë Koeman për gazetën Sport.
Ndryshe, për rinovimin e Messit ka folur para disa ditësh edhe presidenti Joan Laporta, i cili fajin ia ka lënë Fair Play Financiarit për vonesën e rinovimit të kontratës.