UBT News

Koeman kërkon një sulmues të ri

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, po kërkon ta transferojë një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit.

Koeman tha se Barcelonës i duhet një sulmues, pasi shënoi vetëm një gol nga 20 gjuajtje në portë mbrëmë në fitoren 1:0 ndaj Huescas në La Liga.

Barcelona shpesh e ka përdorur Martin Braithwaiten në pozitën e qendërsulmuesit në javët e fundit, ndërsa klubi po mundohet ta përballojë mungesën e një 9-shi të vërtetë.

“Po na mungon një 9-she në këto ndeshje. Ne kemi shumë ndeshje dhe na duhen gjithë lojtarët që kemi në skuadër. Kemi thënë disa herë se na duhet dikush në pozitën e qendërsulmuesit për të pasur më tepër garë dhe më tepër gola, efikasitet. Por, varet nga shumë gjëra”, ka deklaruar Koeman.

Exit mobile version