Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, ka folur sërish lidhur me të ardhmen e Lionel Messit.
Holandezi insiston që argjentinasi Messi të qëndrojë në ‘Camp Nou’, aty ku u zhvilluar si lojtar për shumë sezone.
“Më e mira është që Messi të qëndrojë. Është më lehtë të planifikosh sezonin tjetër me më të mirin në botë në skuadër”, u shpreh Koeman.
Këto komente ai i bëri në konferencë për media para ndeshjes me Atletico Madridin.
Kjo javë do të jetë shumë vendimtare për titull, pasi mund të ndryshojë renditja në La Liga nga momenti në moment.
Barça luan me Atleticon, derisa Reali me Sevillën.