Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka pranuar se nuk kishte pritur që skuadra e tij do të ishte në pozitën më të mirë për ta fituar titullin në La Liga në fund të sezonit.
Gjiganti katalonas do të bëhet lider i La Ligës sonte të enjten mbrëma, nëse e mposht Granadan në një ndeshje të mbetur, transmeton Gazeta Express.
Nga ky çast, Barça do ta kishte fatin në duart e veta në pesë ndeshjet e mbetura në ligë.
“Është e rëndësishme të fitojmë nesër, sepse jemi në një çast kur e kemi se mund të jemi lider dhe kjo mund të na shpërblehet, por së pari duhet të fitojmë”, tha Koeman para ndeshjes.
“T’i shkojmë ndeshje pas ndeshjes. Nëse shikojmë prapa, është një situatë e papritur. Kishim një dallim të madh të pikëve dhe kemi arritur diçka të madhe, mundësinë për të luftuar për fitimin e La Ligës”, shtoi ai.