Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj sulmit të policëve në veri të Mitrovicës, sulm ky që erdhi pas aksionit të Policisë së Kosovës për luftimin e kontrabandës me mallra.
Nëpërmjet një komunikate për medie KMDLNj ka dënuar përshkallëzimin e dhunës që u shkaktua nga grupet kriminale të organizuara.
Reagimi i plotë:
Sipas informatave të KMDLNj-së, Qendra Rajonale në Mitrovicë më 13.10.2021 nga ora 9:00 deri 10:10, ekstremistë serbë të Veriut të Mitrovicës lëshuan alarmin për grumbullim të qytetarëve për të kundërshtuar askionin e Inspektorve që kontrollonin barnatoret ku dyshohej se zhvillohej kontrabanda me barna. Inspektorët ishin të shoqëruar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët u sulmuan nga grupe të organizuara të ekstremistve të cilët mobilizojnë masat për të kundërshtuar zbatimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Për t’i frikësuar inspektoret që e kryenin punën në përputhje me autorizimet, ekstremistet serbë shtinë disa herë me armë zjarri, i vunë flakën një veture të policisë dhe u dëmtuan edhe tri automjete të policisë sikur që një tjetër veturë e rrokullisen.Të shtëna me armë zjarri pati edhe në orën 10:27. Sipas informatave të KMDLNj -së deri në momentin e raportimit dihet se ka disa policë të lënduar si dhe një qytetar serb i plagosur me armë zjarri. Ka të arrestuar por se nuk dihet numri i tyre.. Po këta ekstremistë në drejtim të Policisë së Kosovës hodhen gaz lotësjellës.
KMDLNj e dënon këtë përshkallzim të dhunës që u shkaktua nga ekstremistet serbë dhe kërkon nga Policia e Kosovës të veprojë , pa asnjë kompromis kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar , në përputhje me ligjin! Në bazë të filmimeve të medieve elektronike, organet e hetuesisë mund dhe duhet të ndërmarrin veprime kundër të gjithë atyre që po veprojnë në kundërshtim me ligjin në mënyrë që situata të kthehet në normalitet dhe inspektoret të veprojnë pa u penguar nga askush me qëllim të luftimit të kontrabandës , krimit të organizuar dhe ekonomisë informale.
KMDLNj e dënon edhe sulmin ndaj gazeatrëve të T7 dhe gazetarëve të tjerë duke kërkuar që t’iu sigurohet një ambient i qetë dhe kushte për kryrje të punëve të tyre; informimin e opinionit për zhvillimin e ngjarjeve në atë pjesë të Kosovës.