Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka cilësuar si të qetë fushatën dhe e ka vlerësuar kulturën e pranimit të rezultateve.
“Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve ishin shprehje e vullnetit të votuesve dhe , me këto rezultate përfundoi vetëm gjysma e këtij procesi zgjedhorë për kryetarë të komunave sikur që përfundoi i tërë procesi, në nivel vendi për asambleistët komunalë”, thuhet në komunikatën e KMLDNj-së”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.
KMDLNj-ja shpreson që edhe në balotazh gjërat të shkojnë mirë dhe që Kosova të mbetet shembull i zgjedhjeve të lira.
“KMDLNj shpreson se edhe balotazhi do të shkojë pa asnjë problem dhe në këtë mënyrë Kosova do ta ruajë primatin e vendit shembullor për organizim dhe mbejtje të zgjedhjeve të lira, që nga fushata parazgjedhore e deri te dita e votimit sikur edhe koha pas certifikimit të rezultateve në bazë të të cilave edhe ndërtohen institucionet që dalin nga ato zgjedhjeve”.
“Është e arritur e madhe për Kosovën , një shtet që ende po e bënë shtetndërtimin, të organizojë zgjedhje e që lirisht mund të merren si model për shtetet e rajonit dhe, në një mënyrë, në këtë drejtim po krahasohet me shtete që e kanë një demokraci shumë më të konsoliduar dhe më të qëndrueshme”.