Klubi i Prodhuesve kërkoi nga qeveria e Kosovës lirimin nga TVSH-ja për blerje të produkteve dhe shërbime vendore. Kjo u bë e ditur nga një komunikatë për media, teksa u tha se një masë e tillë do të inkurajonte blerjet e prodhimeve vendore, do të stimulojë konsumin dhe do t’i ndihmonte punëtorët në fabrikat që të ruajnë vendet e tyre të punës në këtë kohë të pandemisë.
Klubi i Prodhuesve thekson se një masë të tillë e ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut.
“Përkrahja e kompanive prodhuese të produkteve dhe shërbimeve vendore është e domosdoshme sidomos tani kur shumë shtete janë duke i përkrahur kompanitë prodhuese të vendit. Një masë të tillë e ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut, ku qytetarët atje gjatë periudhës së fundjavës, kanë mundësinë të blejnë produkte dhe shërbime maqedonase ku pas blerjes TVSH-ja ju kthehet në llogaritë e tyre.”, thuhet në komunikatën e Klubit të Prodhuesve./UBTNews