UBT News

Klubi i Ligës Premier me ofertë prej 80 milionë eurosh për Nico Paz

Tottenham Hotspur po përgatit ofertë prej 80 milionë eurosh për të transferuar mesfushorin argjentinas Nico Paz, i cili luan te Como në Serie A.

Klubi londinez kërkon të përforcojë repartin sulmues pas dëmtimit serioz të James Maddison, organizatorit kryesor të skuadrës.

Pas dështimeve për të nënshkruar me Eberechi Eze dhe Morgan Gibbs-Ëhite, Tottenham tani e ka kthyer vëmendjen nga Nico Paz.

19-vjeçari ka shkëlqyer në Itali nën drejtimin e Cesc Fabregas, duke shënuar 9 gola dhe dhënë 6 asistime në 35 ndeshje, është cilësuar si një nga talentet më premtues në Evropë. Megjithëse Como ka të drejtën për të negociuar, Real Madrid mban ende kontroll mbi të ardhmen e lojtarit.

Klubi spanjoll ka përfshirë në marrëveshjen e shitjes klauzola që i japin të drejtë rikthimi apo ndërhyrjeje në çdo transferim të mundshëm.

Presidenti Florentino Perez e sheh Pazin si projekt afatmesëm për Realin, çdo lëvizje nga Tottenhami mund të hasë rezistencë. Përveç Tottenhamit, edhe Juventusi dhe Atletico Madridi kanë shfaqur interes për Nico Paz, por nuk kanë bërë lëvizje konkrete deri tani.

Tottenhami është klubi më i vendosur për ta marrë lojtarin, për shkak të nevojës për një mesfushor krijues para mbylljes së afatit kalimtar.

Klubi londinez po shpreson që me ofertën e majme të bindë Comon dhe të vërë Real Madridin përballë një vendimi: të rikthejë Nico Pazin, apo ta lejojë të largohet përfundimisht në Ligën Premier. Marrëveshja nuk është e lehtë, por Tottenhami është i gatshëm të rrezikojë për të zëvendësuar Maddison e për të forcuar skuadrën për Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Exit mobile version