Mesfushori kosovar po luan me sukses tek Lucerni, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021. Mirëpo, ai mund t’i bashkohet klubit nga Bundesliga qysh tash.
Idriz Voca mund ta vazhdojë karrierën në futbollin gjerman, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori kosovar është bërë objektiv i Werder Bremenit, ku aktualisht luan Milot Rashica.
23 vjeçari po luan me sukses tek Lucerni, duke shfaqur formë të lartë kohëve të fundit.
Edhe pse Werderi po kërkon futbollistë ofanzivë, Voca, përkundër faktit që më shumë ka tipare defanzive, mund t’i kryente punë klubit nga Bundesliga.
Përfaqësuesi kosovar ka kontratë me klubin zviceran deri në vitin 2021.
Voca qe një kohë është pjesë e rregullt e “Dardanëve”, ndonëse mungoi në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve ndaj Moldavisë dhe Greqisë. /Gazeta Express/