Mediat italiane raportojnë se shtatë klube të Serie A po kërkojnë dorëheqjen e Presidentit të Ligës Italiane, Paolo Dal Pino.
Il Sole 24 Ore raporton një kërkesë zyrtare ku shtatë klube të Serie A – përfshirë Juventusin, Interin, Napolin dhe Lazion – kanë zyrtarizuar ‘një akt mosbesimi’ te Presidenti i Lega Serie A.
Raporti zbulon se klubet kanë dërguar një letër duke kërkuar dorëheqjen dhe një letër e dytë që ka si hipotezë një ankesë për keq-menaxhim në negociatat me fondet e kapitalit privat për kompaninë mediatike dhe çështjen e të drejtave televizive.
Shtatë klubet aktive në front do të ishin Atalanta, Fiorentina, Inter, Juventus, Lazio, Napoli dhe Hellas Verona.
Klubet kanë kundërshtuar hyrjen në lojë të konsorciumit të përbërë nga CVC, Advent dhe FSI – por edhe për çështjen e të drejtave televizive.
Ka pasur gjithashtu pakënaqësi në lidhje me stadiumet e mbyllura në Serie A.