Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka përditësuar në gjendjen momentale të Jordan Henderson, para ndeshjes së Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër kampionit italian Inter.
Kapiteni i Liverpoolit pësoi një lëndim në gju në fitoren 1:0 kundër Burnleyt në vikend, ndërsa sot Klopp u pyet mbi gjendjen e Hendersonit gjatë konferencës për media, nëse ky i fundit mund të paraqitet nesër në “San Siro”.
“Hendo është mirë. Ai pësoi një goditje në gju dhe sot ishte dita e dytë e rehabilitimit të tij, ashtu siç ishte për shumë lojtarë të tjerë, kështu që nuk ishte përgatitja më e mirë për të”, tha Klopp.
“Por, pavarësisht asaj, nuk ka probleme të tjera. Ai u rikthye javën e kaluar, dhe goditja në gju nuk ishte aspak e mirë, është një plagë e hapur që mund ta shohësh, duken si buzë, nuk duhet të jenë aty. Por ai është mirë”, shtoi trajneri gjerman.
Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi në stadiumin “Giuseppe Meazza” mes Interit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.