Jurgen Klopp ka bërë të qartë se nuk është në planet e tij të afrohet shpejt në botën e futbollit, duke përjashtuar mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë, ndërsa ai vazhdon të përqëndrohet në pushimet e tij pas një periudhe të gjatë në krye të Liverpoolit.
Pas raporteve të fundit që e lidhnin emrin e tij me postin e trajnerit të kombëtares angleze, Klopp ka bërë të qartë se ai dëshiron të marrë një pushim të merituar pas nëntë viteve të angazhimeve të rënda në klubin e Merseyside. Ai e shpreh këtë vendim duke thënë se nuk do të ishte i drejtë ndaj vetes nëse do të rikthehej menjëherë në punë, duke e cilësuar veten si një person “pafytyrë” në këtë rast.
“Nuk kam asnjë impenjim për momentin dhe nuk mendoj për asnjë kombëtare apo klub”, deklaroi Klopp. Ai gjithashtu shtoi se do të gjejë aktivitete të reja për t’u angazhuar, por aktualisht nuk ka asgjë të konfirmuar për të ardhmen e tij në futboll. Ndërkohë, trajneri gjerman po e shijon kohën e lirë duke u përkushtuar aktiviteteve personale, siç është loja e “paddle tenis”.
Klopp shprehu optimizmin se situata mund të ndryshojë pas disa muajsh, por për momentin, ai ka vendosur të përqëndrohet në veten dhe në pushimet që ka pritur me padurim pas largimit nga detyra në Liverpool./UBTNews/