Sadio Mané u bë lojtar i Bayern Munichut pas shtatë vitesh në Liverpool dhe tashmë ish-trajneri i tij, Jurgen Klopp, e ka përshëndetur atë përmes një letre të publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Klopp ka thënë në letrën e tij se Liverpooli ka mbetur pa njërin prej lojtarëve më të mëdhenj dhe se këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë.
Ai ka shtuar se me kontributin e dhënë, Mane tashmë ka fituar statusi e një lojtari legjendar për klubin.
“Një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpool-it ndonjëherë po largohet dhe ne duhet të kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo. Ai largohet me mirënjohjen dhe dashurinë tonë. Largohet me statusin e tij në mesin e të mëdhenjve. Dhe po, ai largohet në një kohë kur është një nga lojtarët më të mirë të futbollit botëror. Por ne duhet mos ndalemi në atë që po humbasim tani, por të festojmë për atë që kemi pasur. Golat që shënoi, trofetë që fitoi; një legjendë, sigurisht, por edhe një ikonë e Liverpool-it të sotëm. Do të më mungosh”, ka shkruar Klopp.