Jurgen Klopp ka besimin se Mohamed Salah do të rinovojë kontratën me Liverpool. Ylli egjiptian është futur në 18-muajt e fundit të kontratës me The Reds, megjithatë tekniku gjerman ka një ndjesi pozitive se sulmuesi do të qëndrojë në Anfield.
Së fundmi, Klopp është shprehur se do të duhet ende kohë, megjithatë e rëndësishme sipas tij është se fansat e skuadrës kanë besim dhe nuk janë nervoz, ndryshe nga media e cila këmbëngul gjithnjë në këtë temë.
“Të dyja palët kërkojnë të vazhdojnë bashkëpunimin, ne duam shumë që Salah të qëndrojë me Liverpool-in. Në këtë pikë jemi, por këto gjëra duan kohën e tyre dhe unë nuk mund ta ndryshoj këtë. Por, mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe jam shumë pozitiv në lidhje me rinovimin.
E di dhe është e sigurt se fansat tonë nuk janë nervozë për këtë temë, ndryshe nga media ata e njohin klubin dhe njerëzit që punojnë këtu”, u shpreh Klopp.TCH