UBT News

Klopp nominohet për çmimin “Trajneri i Vitit”

Trajneri gjerman, Jürgen Klopp është nominuar për çmimin e sezonit 2021/22 për trajnerin më të mirë të vitit.

Trajneri i Liverpool-it përfshihet në listën përfundimtare të tre trajnerëve për çmimin në fjalë së bashku me Carlo Ancelottin e Real Madridit dhe Pep Guardiolën e Manchester Cityt.

Klopp udhëhoqi Liverpoolin drejt triumfit në FA Cup dhe Carabao Cup gjatë një sezoni të jashtëzakonshëm në të cilin skuadra e tij arriti gjithashtu në finalen e Ligës së Kampionëve dhe përfundoi i dyta në Premier Ligë.

Një grup fillestar prej gjashtë trajnerësh u njoh nga paneli i studimit teknik të UEFA-s, me Klopp, Ancelotti dhe Guardiola që më pas vazhduan tutje nëpërmjet një sondazhi të klubeve të përfshira në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencave dhe gazetarëve.

Fituesi i çmimit të trajnerit të vitit për meshkuj do të shpallet në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të sezonit 2022/23 në Stamboll më 25 gusht.

Exit mobile version