Jurgen Klopp pranoi përgjegjësinë e plotë pasi Liverpooli zhvilloi 68 ndeshje si i pamposhtur në Premier League por i dha fund kësaj serie më humbjen kundër Burnleyt të enjten.
Liverpool nuk ishte mposhtur në terrenin e tyre që nga prilli 2017, tre vite e 273 ditë. Crystal Palace ishte ekipi i fundit vizitues që triumfoi në “Anfield Road”.
Trajneri Jurgen Klopp e ka analizuar ndeshjen duke marrë përgjegjësinë për këtë humbje për të cilën thotë se kishte menduar se ishte e pamundur që ta humbisnin.
“Ne e humbëm ndeshjen, gjë që unë mendoj se është në të vërtetë e pamundur të humbasim, por ne e bëmë atë,” tha Klopp për “Sky Sports”.
“Ky është faji im sepse puna ime është të sigurohem se djemtë kanë ndjenjat e duhura, sasinë e duhur të besimit, ata marrin vendimet e duhura dhe të gjitha këto lloje të gjërave dhe që padyshim nuk funksionuan për sonte”, u shpreh Klopp
“Ne krijuam disa situata, ishte në rregull, por në momentin e fundit padyshim që vendimmarrja jonë nuk ishte e duhur për momentin dhe ky është problemi”, potencoi ish-trajneri i Dortmundit.
“Padyshim që nuk funksionoi sonte dhe kjo është ajo që duhet të pranojmë. Nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me këtë, kjo është arsyeja pse ne e humbëm ndeshjen”, vazhdoi Klopp.
“Nuk është hera e parë që ka ndodhur në futboll dhe nuk do të jetë hera e fundit. E mira është që ne mund ta ndryshojmë atë ne thjesht duhet të punojmë në këtë drejtim.”, përfundoi Klopp.