Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp raportohet se është duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos, të cilit thuhet se i ka premtuar se do të angazhohet që ta sjellë atë në “Anfield Road”.
“The Reds” kanë një numër të madh opsionesh në mesfushë, por rrallë kanë qenë të gjithë në dispozicion në të njëjtën kohë. Në të vërtetë, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Naby Keita kanë vuajtur nga probleme të vazhdueshme me lëndime që nga ardhja e tyre në klubin anglez.
Liverpool gjithashtu nuk solli një zëvendësues me përvojë për Georginio Ëijnaldum i cili kaloi në PSG, për shkak se i riu Harvey Elliott bëri përshtypje të mira me paraqitjet e tij para se ta lëndonte kyçin e këmbës.
“Daily Mirror” pretendon se Klopp e dëshiron mesfushorin e Real Madridit dhe Gjermanisë, Kroos në “Anfield”.
31-vjeçari e ka dëshmuar veten si një nga mesfushorët më të mirë të Evropës si në Madrid ashtu edhe në Bayern Munich. Megjithatë, kontrata e tij aktuale, e nënshkruar në maj të vitit 2019, skadon në vitin 2023.
Trajneri i Liverpoolit dëshiron të përfitojë nga kjo situatë duke i paraqitur një ofertë presidentit të Madridit, Florentino Perez verën e ardhshme. Nëse Kroos nuk rinovon, “El Nacional” pretendon se “Los Blancos” do të vendosin ta shesin atë sesa të rrezikojnë ta humbasin falas.
Klopp raportohet se beson se Kroos është një nga lojtarët më të mirë që ka parë ndonjëherë dhe e dëshiron atë në Liverpool. Si i tillë, klubi ka filluar të planifikojë ofertën e tyre.
Kroos ka luajtur 333 ndeshje për Madridin dhe 205 të tjera për Bayern Munich. Ai gjithashtu ka 106 paraqitje për Gjermaninë.