UBT News

Klopp i jep mundësinë talentit 16-vjeçar për të debutuar ndaj Norwich Cityt

Mesfushori i Liverpoolit, Kaide Gordon bëri debutimin e tij të shumëpritur në ndeshjen e së martës në Carabao Cup kundër Norwich Cityt.

16-vjeçari u bashkua me “Të kuqt” në janar nga Derby County në një lëvizje që përfundimisht kapi vlerën e 3 milionë eurove.

Pasi bëri përshtypje të mira gjatë ndeshjeve para-sezonale dhe me rezervat e klubit, adoleshenti fitoi një vend në skuadrën e Jurgen Klopp për t’u përballur me “Kanarieret” në raundin e tretë të kompeticionit në fjalë.

Duke folur për “Sky Sports” para ndeshjes, Klopp tha për Gordon: “Ai kaloi një para-sezon të plotë me ne. Ai është një talent i madh, nuk ka dyshim për këtë. Një talent i madh, shumë i madh”.

“Unë jam i ngazëllyer për t’i dhënë atij mundësinë. Ju do të shihni se ai është një lojtar i mirë”, shtoi ai.

Gordon luajti ndeshjen e plotë në “Carroë Road”, duke treguar shkëlqim të potencialit të tij të madh ndërsa Liverpooli e fitoi ndeshjen me rezultat 3-0.

Exit mobile version