Liga e Kampionëve ka arritur në fazën gjysmëfinale. Manchester City-Real Madrid, zhvillohet sonte nga ora 21:00, ndërsa nesër radha do të jetë e Liverpool-it dhe Villarreal-it.
Në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshje, trajneri Liverpoolit, Jurgen Klopp tha se i respektonte dhe i frikësohet shumë spanjollëve të Emery:
“Nuk duhet të nënvlerësojmë Villarrealin, ndoshta Juventus dhe Bayern e bënë këtë dhe e pësua. Kam shumë respekt për Emery-n dhe gjithë Villarrealin, e kam parë ndeshjen kundër Bayernit dhe ishte ‘uau’! Ata janë një ekip i vështirë për t’u përballur, ata kanë mënyra të ndryshme për t’iu qasur ndeshjes bazuar në momentin, mënyra të ndryshme ndërtimi, mënyra të ndryshme sulmi. Ata ajnë mpresionues. Ne duhet të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë trajneri gjerman.
Në konferencë, Klopp kujtoi se nesër nuk do të jetë hera e parë që ai do të sfidojë Emeryn në arenën evropiane. Të dy u takuan në vitin 2016, kur trajneri aktual i Villarrealit, atëherë te Sevilla, mundi Liverpoolin në finalen e Ligës së Evropës.
“Sigurisht më kujtohet. Ishte ndeshja jonë e 64-të e sezonit, në mos gabohem, ishim shumë të lodhur. Natyrisht, ne nuk mund ta krahasojmë futbollin e gjashtë viteve më parë me sot. Sa keq, do të kisha dashur të fitoja Ligën e Evropës, por kështu shkoi”, theksoi Klopp.