Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka dalë në mbështetje trajnerit të Gjermanisë, Joachim Low, në një kohë kur presioni po rritet mbi trajnerin e ekipit kombëtar.
Kombëtarja e Gjermanisë humbi me rezultat të thellë 6:0 nga Spanja në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve në nëntor, duke ngritur dilema mbi të ardhmen e Low, raporton Gazeta Express.
“Gjithçka tregon se situata me ekipin kombëtar nuk është e lehtë”, u deklarua Klopp.
“Njerëzit priren të besojnë se një trajner tjetër automatikisht do t’i bënte gjërat më mirë. Ju nuk mund të harroni se Low kishte sukses për shumë vite.”
“Trajnerët nuk janë e vetmja arsye pse gjërat nuk funksionojnë në një moment të veçantë. Nga perspektiva ime, dhe unë mendoj se trajnerë të tjerë mendojnë të njëjtën gjë, ka një shans të madh që Joachim t’i kthejë gjërat mbarë në Kampionatin Evropian dhe ta fitojë atë ose të shkojë larg.”
Kontrata e Low me ekipin kombëtar gjerman vazhdon deri pas Kupës së Botës 2022 në Katar.
Ndërsa Klopp është një nga favoritët për të marrë përsipër rolin, por marrëveshja e tij me Liverpool nuk skadon deri në 2024./UBTNews