UBT News

Klopp e konfirmon, ja kur pritet të debutojë Gakpo

Jurgen Klopp e ka konfirmuar që Cody Gakpo pritet që ta bëjë debutimin e tij te Liverpooli në ndeshjen e nesërme në kuadër të FA Cup kundër Wolverhampton.

Gakpo, i cili iu bashkua Liverpoolit nga PSV në fillim të merkatos së janarit, ka stërvitur përkrah shokëve të tij të rinj të skuadrës në qendrën stërvitore AXA këtë javë.

Dhe, Gakpo pritet të përfshihet në skuadrën e ndeshjes për herë të parë kur “Të Kuqtë” do të përballen me Wolves këtë vikend.

“Po, ai është në garë. Ai do të jetë i përfshirë në skuadër, sigurisht. Se si saktësisht do të duhet të vendosim në orët e ardhshme, por kjo është në rregull”, tha Klopp.

Liverpooli përballet nesër me Wolverhampton me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Anfield Road”, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup.

Exit mobile version