UBT News

Klopp e do Lewandowskin në Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron të ribashkohet me Robert Lewandowskin në Anfield.

Klopp synon ta bëjë sulmuesin Lewandowskin, blerjen kryesore të Liverpoolit verën e ardhshme.

Trajneri gjerman është i vetëdijshëm për cilësitë e sulmuesit polak, pasi e kishte trajnuar atë vetë gjatë kohës së tyre së bashku në Borussia Dortmund.

33-vjeçari ka marrëveshje me Bayernin deri në vitin 2023 dhe nuk ka ndonjë informacione nëse ai do ta vazhdojë atë me gjigantin e Bundesligës.

Exit mobile version