UBT News

Klopp dhe Guardiola me kritika ndaj Federatës Angleze rreth kalendarit të ndeshjeve

Dy nga trajnerët më të mirë të Premier Ligës Angleze janë bërë bashkë për të drejtuar kritika ndaj federatës së kësaj të fundit për mënyrën e organizimit të ndeshjeve dhe rregullit të zëvendësimeve.

Ata u ndalën që të diskutojnë më gjatë pas ndeshjes dhe në daljet mediatike ata drejtuan shqetësimet e tyre drejt Federatës Angleze, lidhur me mënyrën se si po organizohen ndeshjet e premier ligës angleze.

Klopp është treguar i qartë në atë se organizimi duhet të ndryshojë dhe se duhet gjetur një mënyrë për të rregulluar më mirë kalendarin e ndeshjeve, pasi që kjo po u shkakton probleme skuadrave dhe lojtarëve në organizimin e ndeshjeve të shpeshta.

E nga ana tjetër Pep Guardiola adresoi kërkesat e tij për rregullin e pesë zëvendësimeve që FA nuk po pranon ta bëjë pjesë të rregullave të saj. Sipas Guardiolas, lëndimet nuk do të ndodhnin po që se do të ekzistonte rregulli i pesë zëvendësimeve.

Numri i lojtarëve të lënduar nga ngarkesa e ndeshjeve të shpeshta dhe muskujve të lënduar është rritur dukshëm në Premier Ligën Angleze, që konsiderohet një prej ligave më të mira në botë, teksa me ngritjen e zërit të dy trajnerëve më të fortë në botë pritet të kemi një reagim nga Federate Angleze e Futbollit./UBTNews

Exit mobile version