Jurgen Klopp thuhet se është 100% dakord me vendimin e raportuar të krerëve të Liverpoolit për tu larguar nga bisedimet për transferimin e Jude Bellingham.
Liverpooli besohet se i informoi gazetarët lokal dje se është larguar nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e Dortmundin, kështu duke shkaktuar zemërim te tifozët e “Të Kuqve”.
Paul Joyce i “The Times” ishte njëri nga gazetarët që e shpërndau lajmin në fjalë, me klubin tani që ka vendosur të fokusohet në alternativa të tjera.
Joyce shkroi se 19-vjeçari ishte i dashuruar nga interesi i gjatë i Liverpoolit, por duket se paratë që do të ishin përfshirë në përfundimin e një marrëveshjeje u bënë shumë të mëdha për t’u sanksionuar.
Sidoqoftë, raportohet se nuk ishin vetëm kontabilistët në FSG që çuan në këtë vendim.
Chris Bascombe i “Telegraph” tha se Klopp ishte pajtuar me vendimin e krerëve të Liverpoolit, ndërsa Florian Pletternber i “Sky Germany” që raportoi se Klopp ishte 100% i përfshirë në këtë vendim.