UBT News

Klop: I lumtur, se kam parë shumë gjëra të mira

Liverpool's manager Jurgen Klopp gestures during the English Premier League soccer match between Wolverhampton Wanderers and Liverpool at the Molineux Stadium in Wolverhampton, England, Saturday, Dec. 4, 2021. (AP Photo/Rui Vieira)

Trajneri Jurgen Klop u shpreh se është shumë krenar me ekipin e tij, që mposhti AC Milanin, duke u bërë skuadra e parë angleze që fiton të gjashtë ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

AC Milan, PSZH, Barcelona, Bajern Munihu, Spartak Moska dhe Real Madridi, që e kanë bërë dy herë, janë skuadrat e vetme që kanë pasur rekord 100 për qind në fazën e grupeve, edhe pse Ajaksi gjithashtu e arriti këtë rekord.

“Jam shumë krenar me ketë ekip, sidomos pasi ishte ndeshja e gjashtë për të qenë i sinqertë. Na duheshin lojtarë të freskët, dëshirë për të luajtur ndeshjen, që ishte e vështirë për të qenë i sinqertë. Për djemtë sonte nuk mund të isha më krenar për të qenë i sinqertë. Ishte ndeshje e pabesueshme, pra jam shumë i lumtur për shumë gjëra që pashë sonte. Duke luajtur sonte me 21 gjuajtje, jo në portë, por 21 herë e përfunduam situatat, shumë situata kaluan mirë dhe u mbrojtëm me pasion dhe organizim të mirë. Shumë gjëra të mira pashë sonte, shumë i lumtur”.

Ndërkohë, Salah gjithashtu bëri historinë si futbollisti i parë i Liverpullit që shënon në pesë ndeshje në fazën grupore.

Exit mobile version