UBT News

Klasiken gjermane e fiton Bayerni, triumfon edhe në Superkupën e Gjermanisë

Bayern Munich ka triumfuar në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit, me rezultat 3-2.

Një ndeshje e bukur dhe me gola e karakterizoi klasiken gjermane, ku bavarezët dolën ballë-lartë para tifozëve të tyre.

Tolisso, Mullet dhe Kimmich shënuan për Bayernin, ndërkaq Brandt dhe Haaland shënuan për Dortmundin, që i dhanë epitetin final këtij takimi 3-2.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Kimmich që shënoi golin e fitores për skuadrën bavareze.

Për Bayernin ky është titulli i pestë këtë sezon, duke numëruar një sezon të shkëlqyer nën drejtimin e Hansi Flick./UBTNews

Exit mobile version