Bayern Munich ka triumfuar në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit, me rezultat 3-2.
Një ndeshje e bukur dhe me gola e karakterizoi klasiken gjermane, ku bavarezët dolën ballë-lartë para tifozëve të tyre.
Tolisso, Mullet dhe Kimmich shënuan për Bayernin, ndërkaq Brandt dhe Haaland shënuan për Dortmundin, që i dhanë epitetin final këtij takimi 3-2.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Kimmich që shënoi golin e fitores për skuadrën bavareze.
Për Bayernin ky është titulli i pestë këtë sezon, duke numëruar një sezon të shkëlqyer nën drejtimin e Hansi Flick./UBTNews