UBT News

Kosova fiton edhe setin e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Lajm në zhvillim: 

Kosova ka fituar edhe setin e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Pas fitores së ngushtë 30:28 në setin e parë, “Dardanët” ishin dukshëm më të sigurt në të dytin, të cilin e fituan me rezultat 25:17.

Kosova e kontrolloi lojën në pjesën më të madhe të setit dhe arriti të krijojë epërsi të qëndrueshme, duke mos i dhënë shumë hapësirë kundërshtarit për rikthim.

Me këtë fitore, Kosova tashmë kryeson 2:0 në sete dhe është vetëm një set larg fitores në këtë përballje.

Kosova fiton setin e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, 30:28

Kosova e ka fituar setin e parë ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

“Dardanët” triumfuan me rezultat të ngushtë 30:28, pas një seti tejet të luftuar dhe me shumë emocione.

Të dyja skuadrat zhvilluan një betejë të fortë pikë për pikë, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm në fund. Kosova tregoi karakter dhe përqendrim në momentet vendimtare, duke arritur ta mbyllë setin në favorin e saj.

Pas këtij starti pozitiv, Kosova synon ta vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në setet e ardhshme.

D.L

 

Exit mobile version