UBT News

Kjo vazo u shit mbi 25 milionë dollarë në ankand

Një vazo delikate, me diametër nën 4.5 inç, u shit mbi 25 milionë dollarë gjatë një ankandi në javën e shitjeve të krijimtarisë artistike kineze në Hong Kong.

Kjo copëz arti që u përshkrua nga shtëpia e ankandit Sotheby’s si shumë e rëndësishme, vjen nga një grup i rrallë qeramikash të dekoruara në punëtoritë perandorake të Pekinit në shekullin e 18-të.

Kjo vazo u krijua gjatë sundimit të perandorit Yongzheng, i cili sundoi Kinën nga vitet 1722 deri në vitin 1735. Ajo i takon traditës së njohur si “falangcai” ose “ngjyrat e huaja”, një emër që iu dha porcelanit që origjinën e ka nga furrat perandorake të Jingdezhenit./UBTNews/

Exit mobile version