E ardhmja e Carlo Ancelotti vazhdimisht është në qendër të vëmendjes, ku ende është e paqartë nëse tekniku italian do të vazhdojë qëndrimin te Real Madridi.
Ka pasur spekulime se Ancelotti do të largohet në fund të këtij sezoni nga kampioni evropian, dhe se Kombëtarja e Brazilit mund të jetë destinacioni i tij i radhës.
Kur u pyet për detyrën e trajnerit te Brazili, Ancelotti refuzoi ta përjashtojë atë mundësi, por duke thënë se e dashuron Realin dhe se dëshiron ta respektojë kontratën që e ka me madrilenët.
Tani, Ancelotti e ka përjashtuar përjetë mundësinë për t’iu bashkuar Barcelonës.
“Unë kurrë nuk do t’i bashkohesha Barcelonës në jetën time, e pamundur. Në asnjë mënyrë. Historia ime është këtu te Real Madridi, klubi më i mirë në botë. Njerëzit më duan këtu”, tha Ancelotti.