UBT News

Simbolika e unazës së Megan Fox

MGK i propozoi aktores Megan Fox të martën duke i dhuruar asaj një unazë tejet të veçantë.

Ai u bashkua me argjendarin Stephen Webster për të dizajnuar një stil “toi et moi” që përmban dy gurë.

“Unë e di se tradita është një unazë, por e projektova me Stephen Webster që të jenë dy: smeraldi (guri i saj i lindjes) dhe diamanti (guri im i lindjes) të vendosur në dy breza magnetikë gjembash që bashkohen si dy gjysma të së njëjtit shpirt, duke formuar zemrën e errët që është dashuria jonë”, ka shkruar MGK.

“Ai donte diçka që të ishte krejtësisht origjinale dhe domethënëse si për Meganin ashtu edhe për veten e tij”, tha Webster për Vogue.

Kjo praktikë duket se ka qenë shumë në trend vitet e fundit, kryesisht për shkak të kuptimit domethënës.

Kathryn Money, SVP e Brilliant Earth ra dakord që unazat “toi et moi” po përjetojnë një moment të rëndësishëm aktualisht. Ajo tha se gurët në unazën e Megan Fox duken afër 4 ose 5 karat secili, duke e vendosur vlerën e unazës midis 300,000 dhe 400,000 dollarë.

Fox ka qenë e martuar më parë me Brian Austin Green dhe të dy kanë tre fëmijë, ndërsa për Machine Gun Kelly kjo do të jetë martesa e parë./UBTNews/

Exit mobile version