Kur dolën për herë të parë pamjet nga prapaskenat e Margot Robbie në filmin “Barbie” – i cili ka për regjisore Greta Gerwig – fansat ishin të fiksuar! Flokët, zëri, veshjet rozë të aktores australiane ishin gjithandej rrjeteve sociale.
Ndonëse u pëlqye shumë nga fansat dhe janë të paktë ata që kanë dyshime për talentin e saj, shpesh është shtruar pyetja se sa është paguar ajo për filmin i cili do të dalë në kinema vitin e ardhshëm.
Siç raportohet nga Variety, aktorja australiane u pagua 12.5 milion dollarë për filmin, duke e bërë atë aktoren më të paguar në Hollywood.
Në vitin 2020, Robbie u pagua me 10 milionë dollarë për të luajtur në “Birds Of Pray”.
Aktori Ryan Gosling, i cili luan personazhin Ken – të dashurin e Barbie – thuhet se ka marrë të njëjtën pagë si Robbie.
Filmi thuhet se ka për temë jetën e një kukulle, e cila është përjashtuar nga shoqëria e lodrave për shkak se nuk është mjaft perfekte.
Në fund të filmit, ajo kupton se ajo që ka brenda është shumë më e rëndësishme se pamja e saj./UBTNews/