Sauli Niinistö, presidenti i Finlandës, po flet tani në një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel.
“Nëse njerëzit mund të jetojnë në rrethana të sigurta dhe të qëndrueshme – kjo është baza e një jete të lumtur”, thotë ai.
Z. Niinistö shton se anëtarësimi suedez është gjithashtu “shumë i rëndësishëm”.
“Edhe një herë, stabiliteti dhe siguria, uroj që ne të mund të japim pjesën tonë për ta rritur atë në aleancën e mbrojtjes”.
I pyetur se si ndihet, Niinistö thotë se ka pasur shumë momente “historike” në procesin e anëtarësimit në NATO – por ky është më i dalluari.
Ai shton se “me siguri” ndihet i lehtësuar për rezultatin, duke thënë se procesi nuk ka qenë “aq i vështirë”.
“Ka qenë shumë e qartë se në kohën e duhur ne do të ishim anëtarë”.
Ai thotë se ka një këndvështrim shumë “pozitiv” në lidhje me gjasat që Suedia fqinje t’i bashkohet aleancës./UBTNews/