UBT News

Kjo është mënyra si North West e “ofendon” nënën e saj kur është e inatosur me të!

“Shtëpia juaj është shumë e shëmtuar!”, është fjalia që North West përdorë pas ndonjë mosmarrëveshjeje me nënën e saj, yllin Kim Kardashian, transmeton UBT News.

“Sa herë që unë bie në një lloj mosmarrëveshjeje me vajzën time North, ajo mendon se kjo më vë në siklet mua”, tha Kim Kardashian.

Në një pjesë të re të serisë të Ellen, “Mom Confessions“, Kim ka zbuluar se 8-vjeçarja North, të cilën e ndan me Kanye West, do t’i thotë se shtëpia e tyre është “e shëmtuar” gjatë një argumenti.

Ajo e ndau këtë ndërsa iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me fjalën më të keqe që i ka thënë ndonjëherë ndonjëri nga fëmijët e saj.

“Shtëpia juaj është kaq e shëmtuar, është e gjitha e bardhë! Kush jeton si kjo?” është zakonisht fjalia që përdorë North. “Ajo thjesht mendon se më vë në siklet mua, dhe është një lloj poshtërimi sepse mua më pëlqen shtëpia ime”, shtoi Kim./UBTNews/

Exit mobile version