Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK-së, në trajtim mjekësor janë 37 pacientë.
Sipas SHSKUK-së, 6 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 31 të tjerë janë post-covid.
10 pacientë janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacientë me maskë oksigjeni.
Raporti i SHSKUK-së sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacientë me maskë oksgjeni
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë