Futbollistja Carson Pickett startoi ndeshjen për ekipin kombëtar të femrave të Shteteve të Bashkuara në fitoren e tyre 2:0 ndaj Kolumbisë të martën.
Me këtë rast, Pickett u bërë lojtarja e parë me një diferencë në gjymtyrë që mbron ngjyrat e Kombëtares së Amerikës.
Një mbrojtëse që luan për North Carolina Courage në ligën e fermave, NWSL, Pickett kishte lindur pa dorën e majtë dhe parakrah.
“Carson bëri shumë mirë në stërvitje me ne javën e kaluar dhe me menaxhimin e minutave për Emily Fox që kishim, menduam se Carson do të ishte një zëvendësuese e mirë dhe jam i lumtur që ajo ishte në gjendje të performonte mirë për 90 minuta”, tha trajneri i Amerikës, Vlatko Andonovski.
Mbrojtësja e majtë bëri paraqitjen e saj të 100-të në NWSL në fillim të këtij muaji, dhe u shfaq në 11-shen, respektivisht, formacionin më të mirë të sezonit.
Ndërkaq, ndeshja me Amerikën ishte e dyta nga dy ndeshjet kundër Kolumbisë, ndërsa të dyja skuadrat përgatiten për kualifikimet e Kupës së Botës në korrik.
Amerika do të përpiqet për një titull të tretë radhazi të Kupës së Botës verën e ardhshme në Australi dhe Zelandën e Re.