UBT News

Kjo është data e premierës së filmit ‘Ballerina’

Filmi vjen si projekti vazhdimësi e John Wick, por me një vrasëse profesioniste në rol kryesor.

Lionsgate kanë caktuar datën e premierës së filmit Ballerina, një film aksion me aktoren Ana de Armas në rol kryesor. Ajo do të luaj rolin si një vrasëse e trajnuar nën traditat e Ruska Roma, dhe përdor këto aftësi për t’u hakmarrë ndaj vrasësve të familjes së saj.

Pjesë e filmit janë edhe Anjelica Huston, Gabriel Byrne, tashmë i ndjeri Lance Reddick, Catalina Sandino Moreno, Norman Reedus, Ian McShane dhe Keanu Reeves poashtu.

Xhirimet janë realizuar në Evropë, ndërsa Ballerina pritet të dalë në kinematë botërore me 7 qershor të vitit 2024./Glamradio/

Exit mobile version