Filmi vjen si projekti vazhdimësi e John Wick, por me një vrasëse profesioniste në rol kryesor.
Lionsgate kanë caktuar datën e premierës së filmit Ballerina, një film aksion me aktoren Ana de Armas në rol kryesor. Ajo do të luaj rolin si një vrasëse e trajnuar nën traditat e Ruska Roma, dhe përdor këto aftësi për t’u hakmarrë ndaj vrasësve të familjes së saj.
Pjesë e filmit janë edhe Anjelica Huston, Gabriel Byrne, tashmë i ndjeri Lance Reddick, Catalina Sandino Moreno, Norman Reedus, Ian McShane dhe Keanu Reeves poashtu.
Xhirimet janë realizuar në Evropë, ndërsa Ballerina pritet të dalë në kinematë botërore me 7 qershor të vitit 2024./Glamradio/