Simon Kjaer ishte qartësisht i frustruar dhe i zhgënjyer pasi u largua në humbjen e Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, duke u larguar nga pankina menjëherë pas zëvendësimit.
Qendërmbrojtësi danez 34 vjeçar, i cili zakonisht është një figurë e qetë dhe e pjekur në fushë, nuk pati një lojë të mirë kundër “Nerazzurrëve”, duke lejuar Edin Dzeko dhe Hakan Calhanoglu të shënojnë dy gola në 11 minutat e para të ndeshjes.
Stefano Pioli bëri ndryshimet taktike duke hequr Kjaer dhe Alexis Saelemaekers për t’i zëvendësuar ata me Malick Thiaë dhe Divock Origi.
“Goal Italia” nxjerr në pah sesi Kjaer u tërbua pasi u hoq nga fusha dhe u zhduk menjëherë në dhomën e zhveshjes së Milanit, duke mos parë 30 minutat e fundit të humbjes ndaj Interit nga pankina.
Mbrojtësi 34-vjeçar danez ka luajtur 1482 minuta lojë në 22 paraqitje këtë sezon për kuqezinjtë.