UBT News

Kishte problemin e njëjtë si Eriksen, rrëfimi i Blind: I duhet vetëm qetësi, do të rikthehet përsëri në fushë

1233419872

Christian Eriksen ka tronditur botën e futbollit në ndeshjen e tij të parë me Danimarkën këtë evropian.

Mesfushori i famshëm danez pësoi një arrest kardiak në ndeshje ndaj Finlandës dhe luftoi me jetën.

Për fat të mirë, Eriksen ia doli të shpëtoj dhe tanimë është liruar edhe nga spitali, derisa e gjithë bota e sportit ishte në përkrahje të tij.

Të njëjtin problem si të danezit e kishte edhe mbrojtësi holandez Daley Blind disa vite më parë.

Mbrojtësi holandez ka thënë se rasti i ndodhur i Eriksen e goditi atë rëndë, pasi ai kishte përjetuar të njëjtën ngjarje.

“Imazhet e tij në fushë patën një impakt të madh tek unë. Më është dashur të kaloj një pengesë të madhe psikologjike për t’u rikthyer sërish në fushë”.

“Kur më ndodhi mua e gjithë bota thoshte që kisha mbaruar si lojtar, që nuk do të isha rikthyer më”.

“Ja ku ndodhem tani. Për këtë arsye, u them të gjithëve, që ta lënë Christianin të qetë, pasi ai ka nevojë vetëm për qetësi”, deklaroi Blind.

Kujtojmë se Blind dhe Eriksen kanë luajtur së bashku tek Ajaxi vite më parë dhe janë miq të mirë.

Exit mobile version